Site icon Telegrafi

Kampionati i eSports në Formula1 – F1 Esports Series Pro rikthehet në vitin 2022

Kampionati Pro i Serive të eSports të Formula 1 (F1) është rikthyer për vitin 2022 me një format të ri që i sheh garuesit të garojnë mbi 12 raunde në katër javë.

Seria e Formula 1 Esports është një program profesional i eSports i promovuar nga Formula 1, i krijuar në vitin 2017 për të përfshirë video-lojën zyrtare të Formula 1 dhe komunitetin e saj të lojtarëve, duke ofruar një rrugë të re për angazhim më të madh me sportin e Formula 1

Garat u rikthyen fundjavën e kaluar 14 shtator, ku disa nga pilotët më të mirë të eSports garuan në simulimet e Qarkut Ndërkombëtar Sakhir në Bahrein, Imola në Itali dhe Silverstone në Britani.

Në dy garat e para të sezonit fitues doli Britaniku Lucas Blakeley i McLaren Shadow.

Ndërsa Frederik Rasmussen i Red Bull Racing nga Danimarka, tre herë nën kampion i përgjithshëm, fitoi në Silverstone.

Piloti holandez Jarno Opmeer i Mercedes, dy herë kampioni në mbrojtje, është i katërti në përgjithësi deri më tani, pas bashkëkombësit Thomas Ronhaar nga Haas.

Garat e radhës janë planifikuar me datën 12 deri më 14 tetor në Red Bull Ring në Austri, Spa në Belgjikë dhe Zandvoort në Holandë.

Exit mobile version