Telegrafi

Kampionati botëror i League of Legends është zgjedhur ngjarja më e mirë për vitin 2022

The Game Awards ka zgjedhur botërorin e video-lojës League of Legends, si ngjarjen më të mirë të eSports për vitin 2022.

Së bashku me Worlds 2022 të League of Legends, në listën finale për t’u votuar ishin edhe ngjarja EVO 2022, PGL Antwerp Major 2022, The 2022 Mid-Season Invitational dhe Valorant Champions.

Game Awards 2022 është një shfaqje çmimesh që nderon video-lojërat më të mira të vitit.

Çmime të shumta ndahen në Game Awards, ku zgjidhet edhe lojtari eSports i vitit, video-loja më e mirë e vitit, ekipi më i mirë i vitit e më shumë.

Në vendin e dytë si ngjarja e vitit ishte turneu Major i CS:GO i cili u mbajt në Antwerp të Belgjikës. /Telegrafi/