Telegrafi

Kampionati Botëror ‘Katar 2022’ me Telegrafin: Informim dhe argëtim, por edhe shumë shpërblime për lexuesit

Kampionati Botëror Katar 2022 fillon të dielën, e adresa kryesore për ju lexues të dashur mbetet Telegrafi.

Nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor do të jemi me Katar 2022, festivalin botëror të futbollit, që këtë herë, për dallim nga herët e shkuara, zhvillohet mes vjeshtës dhe dimrit.

Telegrafi ka sjell një rubrikë të veçantë vetëm për Katar 2022, ku ju mund të gjeni gjithçka çfarë iu nevojitet. Duke filluar nga lajmet e fundit, analizat, stadiumet, skuadrat, histori rreth eventeve të shkruara, por edhe loja juaj e dashur e parashikimit të rezultateve “Eksperti”.

Në partneritet me sponsorin gjeneral Birra Peja  dhe Go+, gjithçka rreth rubrikës Katar 2022, do të jetë më atraktive dhe interesante për ju.

Telegrafi ju sjell mundësinë për të fituar çdo ditë shpërblime përmes platformës “Eksperti” dhe tri shpërblime të mëdha në fund të botërorit si iPhone 14, Smart TV, Trotinet Elektrik të gjitha të dhuruara nga Birra Peja dhe GO +.

Për një muaj me radhë, Telegrafi do të ndajë çdo ditë shpërblime për të apasionuarit e futbollit, të cilët janë të saktë në parashikimin e rezultateve.

Shpesh do të jemi edhe me partnerin tjetër tonë, RTV Dukagjinin, me lidhje direkte, por edhe prezenca në studio, ku do të flasim rreth Kampionatit Botëror.

Kampionatet vijnë e shkojnë, por adresa e juaj sportive mbetet e njëjta – Telegrafi.com.