Tottenham Hotspur është tronditur nga një valë inkfetimesh me COVID-19 në kampin e tyre dhe është raportuar se deri në gjashtë lojtarë kanë rezultuar pozitivë.
Sky Sports gjithashtu ka raportuar se dy anëtarë të stafit kanë rezultuar pozitivë në ditët e fundit.
Klubi aktualisht është duke pritur për rezultatet e testit PCR për të konfirmuar nivelin e infektimeve.
🚨 BREAKING 🚨
Up to six Tottenham first-team players and two members of backroom staff are believed to have tested positive for COVID pic.twitter.com/NNcMmzwXN9
— Football Daily (@footballdaily) December 7, 2021
Skuadra e Antonio Contes do të përballet me Rennes në ndeshjen e fundit të Grupit G të Ligës së Konferencës së Evropës të enjten në mbrëmje.
Spurs shkojnë në atë sfidë si e dyta në grup, por kanë pikët e njëjta me Vitessen.
Një humbje shokuese ndaj NS Mura dy javë më parë do të thotë që Spurs duhet të fitojnë në shtëpi të enjten për të siguruar kalimin në fazat e eliminimit.
Që nga ajo humbje, Spurs kanë shënuar fitore kundër Brentford dhe Norëich City përkatësisht.
Conte ende nuk ka humbur në Ligën Premier me Spurs pasi zëvendësoi Nuno Espirito Santo muajin e kaluar.
Një deklaratë e Ligës Premier konfirmoi se kishte 12 teste të reja pozitive për COVID-19 në raundet e fundit të testimit.
“Liga Premier mund të konfirmojë sot se ndërmjet të hënës 29 nëntor dhe të dielës 5 dhjetor, në dy raunde testimi, 3,154 lojtarë dhe staf i klubit u testuan për COVID-19”.
“Nga këto, ishin dymbëdhjetë teste të reja pozitive. Liga Premier po ofron këtë informacion për qëllime të integritetit dhe transparencës së konkurrencës”.
“Asnjë detaj specifik për klubet apo individët nuk do të jepet nga Liga dhe rezultatet do të bëhen publike në baza javore”.
English football has announced a new joint action plan on brain health
The plan focuses on research, education, awareness and support for players, to better manage head injuries, and understand links with neurodegenerative diseases
More: https://t.co/WltPisNCbN pic.twitter.com/l8FhxPZXbt
— Premier League (@premierleague) December 7, 2021
Tottenham është në vendin e pestë në Ligën Premier dhe ka një listë të ndërlikuar të ndeshjeve, duke përfshirë Liverpoolin më 19 dhjetor.
Ata gjithashtu kanë një lojë shtesë për të luajtur pasi ndeshja e tyre me Burnley u shty nëntë ditë më parë për shkak të borës së madhe. /Telegrafi/