Telegrafi

Kampi i Australisë ia huq sërish keq – tani për ndeshjen me Tunizinë

Kishte një huqje të madhe nga ekipi i mediave sociale të Australisë pasi ata publikuan formacionin e gabuar për t’u përballur me Tunizinë në Kampionatin Botëror.

Skuadra e Graham Arnoldit përballet me rivalët e tyre afrikanë në një ndeshje të rëndësishme të Grupit D me një fitore të nevojshme, pasi Socceroos u mposhtën 4-1 nga kampioni në fuqi Franca të martën.

Trajneri i Australisë ka menduar për taktikat e tij dhe përzgjedhjen e ekipit, me Socceroos duhet të përballen me skuadrën e Tunizisë kur takohen në stadiumin “Al-Janoub”.

Ai është pa Nathaniel Atkinson pasi mbrojtësi i krahut pësoi një lëndim të shkaktuar nga Kylian Mbappe në fillim të kësaj jave.

Megjithatë, ekipi i mediave sociale nuk e mori mesazhin pasi Atkinson ishte i listuar në formacionin fillestar për ndeshjen e së shtunës.

Tifozët nxituan t’i kujtojnë ekipit të social mediave se mbrojtësi i krahut u lëndua dhe postimi në Twitter u fshi me shpejtësi dhe u ngarkua përsëri me emrin Fran Karaçiç.

“Kjo është gabim, Atkinson supozohet se nuk luan”, shkroi një fans.

Një tjetër komentoi: “Atkinson është i lënduar djema”.

Një i tretë tha: “A nuk është kjo e njëjta skuadër që kemi luajtur kundër Francës?”.

Nuk është hera e parë që llogaria e rrjeteve sociale Socceroos ka bërë një gabim në këtë Botëror, duke vendosur rezultatin e gabuar të pjesës së parë në tweet-in e tyre gjatë ndeshjes me Francën.

Grafiku i tyre i shfaqi Socceroos në epërsi 2-1, kur në fakt kampionët në fuqi të botës ishin në avantazh. /Telegrafi/