Në zyrat e Ujësjellësit Rajonal në Komoran është publikuar foto e kandidatit për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Bekim Haxhiu i njohur si “Kamishi”.
Ndërsa, vendosja e posterëve të kandidatëve për deputet është e ndaluar të vendosën nëpër institucione, ndërmarrje publike, raporton “Zeri.info”
Madje, posteri i Haxhiut është shpërndarë dhe në rrjetet sociale të banorëve të Komoranit.