Telegrafi

Kamioni i zjarrfikësve po bënte një stërvitje, goditet nga aeroplani në pistën e një aeroporti të Perusë

Një kamion i zjarrfikësve është përfshirë në një aksident fatal në pistën e aeroportit më të ngarkuar të Perusë.

Si pasojë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, dy zjarrfikës vdiqën të premten pasi aeroplani i Latam Airlines u përplas me kamionin në Aeroportin Ndërkombëtar Jorge Chavez në Lima.

Drejtori i Përgjithshëm i Latam tha se fluturimi ishte gati për ngritje, por aeroporti ka thënë se një stërvitje rutinë po kryhej nga shërbimet e zjarrfikësve.

Dhe pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë aeroplanin në pistë, duke u përfshirë nga flakët dhe tymin që dilte teksa ndalonte.

Në një deklaratë të dielën, Lima Airport Partners (LAP) tha se ekipi i zjarrfikësve kishte bërë të gjitha aranzhimet e nevojshme për të hyrë në pistë si pjesë e një stërvitjeje për reagim emergjent.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Perusë, 20 pasagjerë morën kujdes mjekësor, dy prej të cilëve mendohej se ishin seriozë.

Fluturimet u pezulluan për më shumë se 24 orë në Aeroportin Ndërkombëtar Jorge Chavez, i cili është një qendër kryesore në Amerikën e Jugut. /Telegrafi/