Telegrafi

Kamerat në takimin mes Finlandës dhe Belgjikës stopojnë te një vajzë e bukur që mbante një mbishkrim interesant në bluzën e saj

Një femër ndërpreu takimin mes Finlandës dhe Belgjikës në Euro 2020.

Ajo i kaloi fillimisht të gjitha barrierat përpara, por një gjë ishte edhe më interesante.

Derisa arriti të futej në fushë, në bluzën e saj kishte të shkruar një mbishkrim “WTF Coin”.

Foto: The Sun

Ajo sinjalizoi me gjasë se ishte kundër kriptovalutave që tashmë kanë arritur të jenë mjaftë prezent.

Lehtësia e saj për t’u futur në fushë u bë e ditur më vonë se ajo ishte sigurim përreth fushës, gjë që e kishte të lehtë t’i bënte veprimet e saj.

Pjesa tjetër e sigurimit reaguan shumë shpejtë, duke bërë që largimi i saj mos ta pengonte edhe aq zhvillimin e takimit. /Telegrafi/

Foto: The Sun

 

Foto: The Sun

 

Foto: The Sun

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >