Site icon Telegrafi

Kamerat e sigurisë kapin momentin kur një burrë në qendër të Beogradit, përplas për tokë një vajzë dhe e shqelmon

Një sulm brutal në qendër të Beogradit në Serbi është kapur nga kamerat e sigurisë, ku shihet një burrë duke përplasur për tokë një vajzë të cilën më pas e shqelmon e grushton pandërprerë.

Në rrugën Milenti Popoviq në Beograd, kamerat e sigurisë kapën momentin kur burri fillon ta rrah brutalisht një femër, që siç raportojnë mediat serbe – sulmi ndodhi pas eventit të Beer Fest.

Në video shihet burri duke e tërhequr zvarrë vajzën në mes të rrugës. Sikur kjo të mos i mjaftonte, më pas e shqelmon dhe e grushton pandërprerë.

Deri më tani lidhur me këtë sulm nuk është arrestuar askush, ndërsa policia në Beograd ka bërë të ditur se kanë filluar hetimet, transmeton Telegrafi.

Megjithatë ky sulm shokoi opinionin në Serbi, që kërkuan llogari nga autoritetet e qytetit dhe policia – duke i bërë thirrjeve njësive civile të policisë që të patrullojnë nëpër lagje ku nuk ka shumë frekuentim. /Telegrafi/

Exit mobile version