Komuna e Kamenicës njofton se në kuadër të ‘Kamenica Winter Fest’ i cili do të fillojë së shpejti, do të bëhet edhe promovimi dhe shitja e produkteve nga bizneset lokale nëpër shtëpizat e drurit që ka siguruar Komuna e Kamenicës.
Këto shtëpiza do të jenë të vendosura në hapësirat e sheshit “Metush Krasniqi” ku edhe do të realizohen shumë aktivitete në kuadër të këtij festivali.
Kjo thirrje është e hapur për të gjitha bizneset e Komunës së Kamenicës.
Ndryshe, thirrja është e hapur deri me datën 22.12.2024, kur edhe do të fillojë shfrytëzimi. /Telegrafi/