Telegrafi

Kamboxhia regjistron rastin e parë të vdekjes nga COVID-19, pas më shumë se një viti nga fillimi i pandemisë humb jetën një shofer

Kamboxhia sot, pas më shumë se një viti nga fillimi i pandemisë së coronavirusit, ka regjistruar rastin e parë të vdekjes si pasojë e infeksionit me COVID-19.

Siç ka bërë të ditur ministria e Shëndetësisë, bëhet fjalë për një burrë 50-vjeç i cili ishte infektuar muajin e kaluar derisa punonte si shofer për një kompani kineze, transmeton Telegrafi.

Kamboxhia deri më sot ka raportuar vetëm 1.163 raste të infeksioneve me coronavirus, por aktualisht po lufton me një vatër të re – ku si pasojë janë infektuar qindra persona.

E ministri e Shëndetësisë ka njoftuar se shpërthimi i vatrës së re, ka lidhje me shtetasin e huaj që ka thyer masat e karantinimit duke shkuar në një klub të natës në fillim të shkurtit.

Për këtë qeveria ka mbyllur të gjitha shkollat gjatë për dy javë, por edhe kinematë, baret dhe objektet tjera afariste, e kjo masë më vonë është zgjatur për dy javë tjera. /Telegrafi/