Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot aktivitetin e parë publik me qytetarët në Mitrovicë, me kandidatin për Kryetar të kësaj komune, Safet Kamberai.
Kamberaj shpalosi programin e tij për qeverisje në Mitrovicë, duke thënë se programi i tyre është i bazuar në nevojat e qytetarëve të Mitrovicës.
“Ky nuk do të jetë program i dëshirave por program real. Prioriteti im është që Mitrovica të duket një qytet modern dhe funksional. Do të rregullohet trafiku urban duke organizuar linjat e tyre”, tha Kamberi.
“Do të ndërtojmë rreth 700 parkingje, do të ndërtohet një shëtitore prej urës qendrore dhe anasjelltas, realizimi i ngrohtores si dhe ndërtesa të larta të tjerave do t’ju bëhet fasada në mënyrë që Mitrovicës t’ia kthejmë ngjyrat”, tha ai.
Kamberi tutje premtoi edhe ndriçimin publik në rrugë dhe rrugica.