Telegrafi

Kamberi premton 700 parkingje e autobus urban (Video)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Mitrovicës, Safet Kamberi, ka thënë se kanë paraparë një sërë projektesh për komunën e Mitrovicës.

Në debatin e organizuar nga RTV Dukagjin, Kamberi theksoi se synojnë të ndërtojnë 700 parkingje.

“Mitrovica qytet modern dhe funksional ku në kuadër të saj kemi planifikuar një sërë projektesh ti ndërtojmë. Ndër projektet tjera të rëndësishme janë edhe vend parkingjet ku synojmë ti ndërtojmë 700 parkingje, patash organizimi i transportit urban etj”, tha Kamberi. /Telegrafi/