Site icon Telegrafi

Kamberi për zgjedhjet e 17 dhjetorit: Sot deputeti, nesër komuna

Shaip Kamberi i cili i prin Listës “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon”, ka thënë se janë duke vazhduar me hapat e fundit drejt mobilizimit për zgjedhjet e 17 dhjetorit.

Kamberti thotë se sigurimi i zërit përfaqësues parlamentar bëhet kuptimplotë kur të fitojmë betejën e përbashkët për sigurimin e stabilitetit politik në komunën e Preshevës.

“Me strukturat e PVD në Preshevë për të dakorduar hapat drejt mobilizimit të fundit dhe arritjes së rezultatit të kënaqshëm në zgjedhjet e 17 dhjetorit. Sigurimi i zërit përfaqësues parlamentar bëhet kuptimplotë kur të fitojmë betejën e përbashkët për sigurimin e stabilitetit politik në komunën e Preshevës. Sot deputeti, nesër komuna. Me partnerët bashkë.13✅”, shkruan Kamberi në Facebook.

Ndryshe, Kamberi më herët ka njoftuar se në listë bëjnë pjesë këto parti: Partia Demokratike Shqiptare, Lëvizja e Progresit Demokratik, Unioni Demokratik Shqiptarë, e Aleanca për Luginën.

/Telegrafi/

Exit mobile version