Site icon Telegrafi

Kamberi nuk do të qëndrojë në Skoci, pritet rikthimi në Zvicër

Sulmuesi Florian Kamberi pritet të kthehet në Zvicër për të vazhduar karrierën.

Kamberi 25-vjeçar së fundi ka luajtur për Rangersin në Skoci, ku ishte i huazuar nga skuadra tjetër skoceze, Hibernian.

Derisa ai ka prishur raportet me Hibernianin, interesimi i Rangersit është zbehur.

Kështu ish-lojtari i U-21 të Zvicrës me shumë mundësi të kthehet në Superligën helvetike ku më parë ka luajtur për Grasshopperin.

Sipas mediave skoceze, Hiberniani i ka dhënë leje Kamberit që të udhëtojë për në Zvicër për të diskutuar për të ardhmen e tij.

Për të interesim ka shfaqur St. Gallen.

Sulmuesi të premten ka udhëtuar për në Basel ku do të kalojë një periudhë me familjen para se të vendos për të ardhmen. /Telegrafi/ 

Exit mobile version