Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për financimin e teksteve shkollore për nxënësit e Luginës së Preshevës.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se ky është shembull i mirë i bashkërendimit të politikave për nevojat që ekzistojnë në këtë rajon.
“Prezenca e Qeverisë së Kosovës me projekte konkrete të bashkërenduara me Këshillin Kombëtar Shqiptarë po e formëson përkujdesjen institucionale të Republikës së Kosovës për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Faleminderit”, shkruan Kamberi.
Qeveria e Kosovës ka ndarë sot 255 mijë euro për sigurimin e librave për nxënësit e komunave Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.