Sulmuesi i talentuar kosovar, Florian Kamberi e ka nisur në mënyrën më të mirë edicionin e ri me Grasshopperin.
Skuadra e madhe zvicerane ka zhvilluar ndeshjen e parë miqësore në përgatitje për edicionin e ri.
Grasshopper u përballën me skuadrën Rapperswil ku shënuan fitore të pastër me rezultat 2:0.
Golin e parë për vendasit e shënoi Kareem, ndërsa të dytin e realizoi sulmuesi i talentuar kosovar, Florian Kamberi i cili pritet të jetë kyç këtë edicion për skuadrën nga Zurichu pas largimit të Shani Tarashajt dhe Manus Dabbour.
Në këtë takim për Grasshopperin u aktivizuan edhe dy reprezentuesit e Kosovës, Alban Pnishi dhe Mërgim Brahimi. /Telegrafi/