Site icon Telegrafi

Kamberi citon Muhammad Ali: Sa herë që hyja në ring, të paktën gjysma e audiencës ishte aq e ekzaltuar për të më parë të vrarë

Shaip Kamberi, udhëheqës i Partisë për Veprim Demokratik, të dielën ka fituar edhe një mandat tjetër të përfaqësimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Kuvendin e Serbisë.

Kamberi ka marrë 11.500 vota, e të cilat janë të mjaftueshme për mandatin e ri në Kuvendin e Serbisë.

Pas mbajtjes së zgjedhjeve, Kamberi ka postuar edhe një thënie të boksierit Muhammad Ali.

“Sa herë që hyja në ring, të paktën gjysma e audiencës ishte aq e ekzaltuar për të më parë të vrarë. Ata brohoritnin, bërtisnin dhe shkelmonin për çdo grusht me të cilin më godiste një kundërshtar. Aq shumë saqë u bënë histerikë kur i zhgënjeva ato ëndrra dhe shpresa.’ – Muhamed Ali”, shkruan Kamberi në profilin e tij në Facebook.

Lexo po ashtu Shaip Kamberi merr edhe një mandat në Kuvendin e Serbisë

Në këto zgjedhje, shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk kanë arritur të krijojnë një koalicion të përbashkët.

Kështu hynë në garë me dy lista të ndara: “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon-Shaip Kamberi” dhe “Alternativa Demokratike Shqiptare-lugina e bashkuar”.

Të drejtë vote kishin 112 mijë votues nga Kosova, përfshirë shqiptarët e Luginës që jetojnë këtu dhe serbët e Kosovës.

Për herë të katërt, Kamberi do të jetë zëri i shqiptarëve në Kuvendin serb./Telegrafi/

Exit mobile version