Telegrafi

Kamberi asiston në fitoren e Karlsruher

Talenti kosovar, Florian Kamberi ka vazhduar me formën e tij shumë të mirë këtë edicion.

Pasi u transferua nga Grasshopperi në Bundesliga 2 tek Karsluher, Kamberi ka luajtur rregullisht si titullar.

Reprezentuesi i Zvicrës U21, ka qenë titullar në fitoren e Karsluher ndaj Wurzberger Kickers në udhëtim 2-0.

Ishte minuta e 67-të e ndeshjes, kur Floriani asistoi bukur tek Kempe i cili shënoi golin e dytë për skuadrën bardh e kaltër.

Javë më parë 21-vjeçari shënoi golin e parë në Gjermani, ndërsa ai ka treguar paraqitje tejet të mira.

Gjithsesi djaloshi ende nuk ka vendosur pasi është pjesë e Zvicrës U21 dhe mund të luaj për Kosovën në të ardhmen. /Telegrafi/