Telegrafi

Kamarierja e zbulon sjelljen skandaloze të Rashford në Belfast: Pavetëdije, goditi murin me kokë, ekspozimi i parave

Marcus Rashford hodhi shuma të mëdha parash në një dalje 12-orëshe në një lokal, ka pohuar një kamariere.

Sulmuesi i  Manchester United u la jashtë për ndeshjen e  FA Cup të së dielës së kaluar në Newport County pasi humbi stërvitjen shkaku i një nate të kaluar në Belfast.

Pas një ngritjeje të shpejtë për të qenë një nga yjet më të mirë të United dhe një aktivist jashtë fushës, ka frikë se ai është duke luftuar dhe ka nevojë për mbështetje.

Lexo po ashtu Manchester United lëshon njoftim zyrtar mbi situatën e Marcus Rashford

Një kameriere që iu bashkua asit të Manchester United në daljen e tij në Belfast, tregoi se si ai ishte “në një mision për t’u dehur”.

Sarah Adair tha se sulmuesi u rrëzua në dysheme për një moment, teksa hodhi tekila dhe kokteje përpara se të largohej para orës 3 të mëngjesit.

“Ai ishte aq i dehur në këtë moment sa mori çantën e tij dhe e lëshoi ​​atë dhe të gjitha këto para i ranë jashtë. Ishin të gjitha kartëmonedha prej 20 paundësh e lartë. Unë mendoj se kishte midis 8,000 dhe 10,000 paund para të gatshme”, deklaroi ajo.

“Më pas ai e goditi një muri dhe ra në toke, derisa unë duhej ta mbaja atë dhe ta dërgoja deri tekl hoteli. Ai as nuk u zhvesh dhe ashtu ra në shtrat”.

Një burim i afërt me Rashford pohoi se ylli u kthye në hotel në orën 01:15 të mëngjesit, nuk pinte kokteje dhe kishte më pak se 1000 paund me vete.

Kjo vjen pasi Rashford  kishte kaluar dy ditë duke festuar në një vizitë në Belfast për të parë një mik dhe mori një avion privat në 7 të mëngjesit në  Mançester të premten.

Por, ai më pas u sëmur për stërvitje dhe më vonë  u gjobit me 650,000 euro  – paga dy javore – dhe u largua nga ndeshja e FA  Cup ndaj Newport County  të dielën e kaluar. /Telegrafi/