Rrallë mund të gjendet një trajner që do ta refuzonte Manchester Unitedin për Olympique Marseillen, por Roberto de Zerbi e ka bërë këtë.
Sipas gazetës franceze L’Equipe, Roberto De Zerbi u tregoi lojtarëve të Marseille një ofertë kontrate nga Man United.
Sipas raportit, gjatë stërvitjes parasezonale, De Zerbi përdori një projektor për të shfaqur detajet e kontratës, të cilat përfshinin informacione si paga e propozuar për lojtarët.
Pika që ai po përpiqej t’u bënte lojtarëve ishte se ai vendosi pasionin e tij përpara dëshirës për të fituar më shumë para.
“Këtu mund të kisha qenë, por e vura pasionin tim para parave. Erdha në Marseille për pasionin”, thuhet se u tha lojtarëve trajneri italian.
Mes formës së dobët, trajneri i Marseille së fundmi ka kërcënuar gjithashtu se do të largohet nga klubi.
“Nëse problemi jam unë, jam gati të iki. Po iki pa para, nuk më intereson pjesa tjetër. Nuk dua të justifikoj dhe të flas marrëzi”, tha De Zerbi pas humbjes në fundjavë nga Auxerre. /Telegrafi/