Site icon Telegrafi

“I kam thënë Kovacicit që t’më sjell fanellën e Modricit” – Mount zbulon dëshirën e tij

Mason Mount do të takohet edhe një herë me Luka Modrcin, pasi Anglia e ka ndeshjen hapëse të Euro 2020 ndaj Kroacisë.

Mesfushori i Chelseat do të takojë njëri ndër lojtarët e tij të preferuar, derisa një takim e kishte edhe në edicionin që shkoi të Ligës së Kampionëve.

Mount ka zbuluar se ai i ka thënë bashkëlojtarit të tij te The Blues, Mateo Kovacic që t’i sigurojë një fanellë të Modricit.

“Unë e kam atë (fanellën) në shtëpi së bashku me disa të tjerë. Është gjithmonë mirë t’i mbash ato fanella speciale”, u tha Mount gazetarëve.

“Fola me Kovacic para ndeshjes së parë dhe pyeta nëse mund ta merrja fanellën e tij në një datë të mëvonshme. Arrita ta bëj atë dhe ai kërkoi timen në ndeshjen e dytë sepse në të vërtetë nuk ia dhashë timen”.

“Kova tha se i pëlqen të shkëmbej me lojtarët, kështu që ai erdhi dhe tha që ai donte timen, vetëm tha fat të mirë në ndeshjet e ardhshme. Ishte e shkëlqyer për mua që të flisja me të dhe ai dëshiron fanellën time kështu që unë isha mjaft i gëzuar”.

“Ai ka qenë gjithmonë një lojtar që unë e kam dashur. Që kur ai ka qenë në Ligën Premier me Tottenhamin, unë e kam parë atë nga afër. Duke luajtur kundër tij, ishte e çuditshme sepse e kisha shikuar aq shumë, i dija lëvizjet e tij dhe çfarë do të bënte”, ka shtuar më tej anëtari i bluve.

Anglia dhe Kroacia janë në Grupin D, së bashku me Republikën e Çekisë dhe Skocinë. /Telegrafi/

Exit mobile version