Ish-trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho ka thënë se ai ka fituar 25 trofe e gjysmë gjatë karrierës së tij, derisa aty ka llogaritur edhe finalen e humbur në Kupën Carabao të Spurs ndaj Manchester Cityt.
Portugezi ndër vite ka fituar 25 tituj të ligave dhe trofe tjerë të ndryshëm gjatë kohës së tij me skuadrat si, Porto, Chelsea, Interi, Real Madridi dhe Manchester United.
Sidoqoftë, pak javë kishin mbetur nga finalja e Tottenhamit me Manchester Cityn në Carabao Cup, gjersa Mourinho ishte shkarkuar.
Drejtimin e skuadrës e kishte marrë ish-lojtari, Ryan Mason, e që pësoi humbje 1-0 në finale ndaj Cityt të Pep Guardiolës.
Në një intervistë me James Corden nga The Sun, Special One tha se ai ka fituar 25 trofe e gjysmë gjatë karrierës së tij si trajner, duke u shprehur në njëfarë forme si i bindur që do e kishte fituar finalen.
“”James, në qoftë se ju doni të jetë proaktiv ju mund të pyesni mua se sa trofe kam fituar në karrierën time – 25 e gjysmë”, ka thënë trajneri i sapo-emëruar i Romës.
“Cila është gjysma?”, e pyet Corden.
“Gjysma është finalen (Carabao Cup) që nuk e kam drejtuar te Tottenham”, ishte përgjigjja e portugezit.
Mourinho në këto vitet e fundit ka një jo stabilitet në dhomat e zhveshjes së klubeve, pasi shpesh ka humbur kontrollin mbi lojtarët, me këta të fundit që pothuajse gjithmonë kishin dorë në shkarkimet e tij. /Telegrafi/