Një kalorës u shkel me këmbë nga kali i tij për vdekje pasi ra nga kali i tij gjatë një gare.
Jitendra Singh, 24, një kalorës në Indi, u dërgua me urgjencë në spital, por u shpall i vdekur pas mbërritjes, sipas raporteve, përcjell Telegrafi.
Singh, i cili ishte nga Rajasthan, një shtet në Indinë veriore, kishte qenë duke garuar në një garë në Hyderabad Race Club kur ndodhi tragjedia.
Autoritetet policore kanë bërë të ditur se: “Rreth dhjetë sekonda nga fillimi i garës Jitendra ra nga kali i tij”.
“Ai u dërgua me urgjencë në një spital aty afër, ku mjekët e deklaruan atë të vdekur pas mbërritjes”.
Dhe pamjet që tregojnë rënien fatale të Singh u shpërndanë në mediat sociale të dielën e kaluar, me tifozët e tij të shokuar për ngjarjen tragjike. /Telegrafi/