Përbërësit:
▪ 800 gr kallamarë
▪ 2 speca gogozhare
▪ 4 lugë gjelle gogozhare
▪ 1 lugë supe uthull balsamike
▪ 1 lugë gjelle peksimadhe (bukë e thekur e grirë)
▪ 2 thelpi hudhër
▪ 4-5 lugë gjelle vaj ulliri
▪ kripë
▪ 1 tufë majdanoz
▪ 1/2 e lëngut të limonit
▪ sallatë mikse
Përgatitja:
Vendosim kallamarët në skarë duke i prerë në vijëza të holla ose në rondele sipas dëshirës. I pjekim duke i kthyer nga 3-4 minuta nga secila anë.
Menjëherë sapo t’i heqim nga skara i vendosim në tasin ku kemi hedhur salcën, për t’i marinuar.
I lëmë të marinohen dhe i vendosim në pjatancë. Mund të shoqërohen edhe me një sallatë mikse.
Në fund, tek tasi, nëse ka mbetur salca, shtojmë i lugë gjelle peksimadhe dhe këtë masë përsëri e hedhim tek kallamarët.
Përgatitja e marinadës: Vaj ulliri, ulluth balsamike, kripë, 2 thelbi hudhër të shtypura, piper i zi, lëng limoni, lëng gogozhare, speca në kubikë të vegjël.