Nevojiten:
* 1 kg kallamarë
* 2 vezë
* 1 qepë
* majonezë
* 150 gr oriz i zier
* 3 thelpinj hudhër
* 2 lugë salcë
* 2-3 lugë verë e bardhë
* vaj, kripë dhe piper i zi
Përgatitja:
Kokët dhe krahët e kallamarëve të larë i presim në copë të imëta. Në vajin e nxehtë e vëmë qepën e grirë për skuqje. Pasi zbutet qepa, në tigan i shtojmë kokët dhe krahët e grira të kallamarit. Hedhim kripë dhe piper të zi.
Pasi avullon lëngu, tiganin e largojmë nga zjarri. Në tigan e shtojmë hudhrën e grirë, majdanozin e grirë, edhe orizin e zier, dy vezët dhe dy lugë salcë. E përziejmë tërë masën dhe e shtojmë verën e bardhë, hedhim kripë dhe piper të zi.
Me lugë kafeje, me këtë masë i mbushim kallamarët. Masën e shtypim brenda tyre. Kallamarët i mbyllim me kruarëse dhëmbësh. Në vajin e nxehtë i vëmë kallamarët e mbushur për skuqje. Para fundit të skuqjes, në tigan e hedhim verën e bardhë të mbetur.
Pjatën për shërbim e zbukurojmë me fletë sallate të gjelbër. Në pjatë i vëmë copët e patateve të ziera dhe i rendisim kallamarët e mbushur. Zbukurojmë me dy gjysma limoni dhe me degë nenexhiku. /Telegrafi/