Kalimi i trajnerit Ruben Amorim te Manchester United mund të vihet në rrezik shkaku që ai ka të caktuar një nen në kontratën e tij se klubi duhet të njoftohet para disa javësh.
Sipas Daily Mail, Manchester United është mbyllur në bisedime me Sportingun pasi ka një periudhë njoftimi e cila është parashikuar me kontratë e që duhet të zgjasë “disa javë”.
Klubi portugez njoftoi të martën se Djajtë e Kuq kishin komunikuar dëshirën e tyre për të paguar klauzolën e lirimit të 39-vjeçarit, por është e paqartë se kur do të jetë në gjendje të fillojë punën në Angli.
Man United kishte shpresuar të instalonte Amorim si trajnerin e tyre të ri përpara ndeshjes së kësaj fundjave në Ligën Premier me Chelsean, pasi kishte shkarkuar Erik ten Hag të hënën.
Sidoqoftë, Daily Mail deklaron se ai mund të mos jetë në gjendje të vijnë në Man Utd përpara ndeshjes me Ipsëich Toën më 24 nëntor.
Man United do të luajë me Leicester në EFL Cup në mesjavë dhe më pas do të luajë me Chelsean, përpara se të takohet me PAOK-un në Ligën e Evropës dhe me Dhelprat, sërish në Ligën Premier .
Më pas ka një pushim për kombëtare deri me 24 nëntor, që do të thotë se Ruud van Nistelrooy mund të jetë në krye për katër ndeshje dhe jo vetëm për një.
Man United do të shpresojë të zgjidhë mospërputhjet në negociata, ndërsa ata do të përpiqen të instalojnë sa më shpejt Amorimin në krye.
Ndaj Leicesterit në EFL Cup, Van Nistelrooy do të jetë në krye të mërkurën. /Telegrafi/