Site icon Telegrafi

Kalendari i Formula 1 për 2017: Nuk mbahet gara në Gjermani, në dyshim edhe gara e Brazilit

Në edicionin e vitit 2017 të Formula 1 nuk do të zhvillohet gara për Çmimin e Madh të Gjermanisë.

BBC Sport e ka publikuar kalendarin e ri të garave të FIA-s që përbëhet nga 20 gara, megjithëse gara për Çmimin e Madh të Brazilit është në dyshim, transmeton Telegrafi.

Shefi i F1, Bernie Ecclestone, ka njoftuar se është akoma në negociata me presidentin e Brazilit dhe nuk mund ta konfirmojë nëse do të mbahet gara deri në muajin janar.

Kalendari i plotë për vitin 2017:

26 mars Australi (Melbourne)
9 prill Kinë (Shangai)
16 prill Bahrain (Sakhir)
30 prill Rusi (Sochi)
14 maj Spanjë (Barcelonë)
28 maj Monako
11 qershor Kanada (Montreal)
25 qershor Azerbajxhan (Baku)
9 korrik Austri (Spielberg)
16 korrik Britani e Madhe (Silverstone)
30 korrik Hungari (Budapest)
27 gusht Belgjikë (Spa-Francorchamps)
3 shtator Itali (Monza)
17 shtator Singapor (Marina Bay)
1 tetor Malaysia (Sepang)
8 tetor Japan (Suzuka)
22 tetor USA (Austin)
29 tetor Mexico (Mexico City)
12 nëntor Brazil (Sao Paulo) – pritet të konfirmohet
26 nëntor Abu Dhabi

/Telegrafi/

Exit mobile version