Një studim i mëparshëm i shkencëtarëve nga Zelanda e Re ka treguar se kalciumi në formë të preparateve (nga 1.000 mg/ditë) rrit rrezikun për sulm në zemër.
Megjithatë, ky është i vetmi studim që ka pohuar një gjë të tillë, derisa rezultatet nga studimet e tjera kanë treguar se kalciumi nuk e rrit rrezikun për sëmundje të zemrës, ai madje mund të veprojë si parandalues.
Përqendrimi i kalciumit në gjak është i kontrolluar në mënyrë shumë të saktë, ndërsa kalciumi i cili arrin në gjak nuk deponohet vetvetiu në muret e enëve të gjakut për të shkaktuar kalcifikim, por kjo ndodh si pasojë e ndonjë çrregullimi paraprak.
Për këtë arsye shkencëtarët rekomandojnë që nëse keni arsye për të marrë preparate të kalciumit, atëherë vazhdoni pa asnjë frikë.