Telegrafi

Kaka: Shumë brazilianë nuk janë me Brazilin, as Ronaldo nuk respektohet

Përpara ndeshjes ndërmjet Kroacisë dhe Brazilit në çerekfinalet e Kupës së Botës në Katar, legjendar braziliani Kaka i befasoi analistët John Terry dhe Gary Neville.

Duke folur në televizionin anglez beIN Sports, ai tha se shumë brazilanë nuk janë me Brazilin.

“Është e çuditshme të thuash, por shumë brazilianë nuk e mbështesin Brazilin. Nëse e shihni Ronaldon duke ecur nëpër shtëpinë tuaj, do të jetë ‘wow’, por situata është ndryshe këtu. Në Brazil, është thjesht një burrë i trashë që ecën në rrugë. ”, tha ai.

Drejtuesi i emisionit Richard Keys e pyeti nëse Ronaldo vlerësohet në Brazil po aq sa në Evropë.

“Sigurisht që shumë brazilianë e duan Ronaldon, unë e dua Ronaldon, por mënyra se si e shohin në Brazil dhe jashtë vendit është ndryshe. Unë shoh më shumë respekt për të jashtë vendit sesa në vend”, u përgjigj Kaka.

Ai u ndal edhe te Neymar i cili e mbështeti publikisht ish-presidentin e krahut të djathtë brazilian Jair Bolsonaro.

“Për momentin, shumë njerëz në Brazil flasin për Neymar, por në një mënyrë negative. A është për shkak të pikëpamjeve të tij politike? Ndoshta është për shkak të politikës, por ndonjëherë ne brazilianët nuk i njohim talentet tona”, deklaroi ai./Telegrafi/