Telegrafi

Kahn i reagon ashpër Lewandowskit për deklarata e bëra për largim nga Bayerni

Oliver Kahn i ka reaguar ashpër Robert Lewandowskit për mënyrën se si po e kërkon largimin nga Bayern Munichu.

Drejtori gjeneral i Bavarezëve ka kërkuar nga polaku që të jetë më i kujdesshëm me deklaratat e tij, pasi klubi i ka dhënë shumë atij.

“Nuk e di pse Robert zgjodhi këtë formë komunikimi. Deklarata të tilla publike nuk ndihmojnë. Ai duhet të jetë mirënjohës për atë që ka te klubi ynë”, ka deklaruar Kahn.

Lexo po ashtu “Çfarë mund të ofrojë më shumë Barcelona?”, Rummenigge skeptik për transferimin e Lewandowskit

Në anën tjetër, Lewandowski deklaroi se ai kërkon të largohet sa më parë nga Bayerni, pasi nuk dëshiron të luajë më aty.

“Nuk e di nëse do të firmos me Barcelonën apo jo. Nuk më pëlqen të jem në një situatë të tillë. E sigurt është se në këtë moment, aventura ime te Bayern ka përfunduar”.

Polaku ka edhe një vit kontratë me Bayern Munchen, që kërkon ta shesë lojtarin për një shumë të mirë, por Barcelona ka vështirësi ekonomike dhe aktualisht nuk mund të bëjë dot një ofertë të kënaqshme. /Telegrafi/