Site icon Telegrafi

Kahn: Klasikja me Dortmundin erdhi në kohë të duhur për Bayernin

Legjenda gjermane, Oliver Kahn, beson se ish klubi i tij u përball në kohën e duhur me Dortmundin.

Heynckes u ngjit katër pikë mbi përcjellësin e dytë në krye të tabelës.

Që prej se 72 vjeçari u kthye në krye të Bayernit, gjermanët kanë fituar shtatë ndeshje rresht.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Bayern Munichu

Kahn ndjen se takimi i Bayernit me Dortmundin erdhi në kohën ideale pasi Dortmundi kishte shumë probleme.

“Mendoj se efekti Heynckes, nënshkrimi me Heynckes si trajner, ishte shumë i dobishëm”.

“Heynckes arriti në ekip dhe tash ka gjashtë apo shtatë fitore. Kjo tregon kualitetin e Bayernit dhe koha e përballjes me Dortmundin ishte perfekte”.

“Dortmundi po ballafaqohet me shumë probleme për momentin, sidomos në fazën defensive. Teksa Dortmundi vazhdon të duket perfekt në stilin e lojës, e po kërkon formën e re me trajnerin e ri, situata e Bayernit është tjetër”.

“Heynckes e njeh klubin dhe ai ishte pranuar 100 për qind nga lojtarët qysh në ditën e parë”, tha Kahn.

Dortmundi është pa fitore në katër ndeshjet e fundit në kampionat dhe është në vendin e tretë me gjashtë pikë më pak se Bayerni. /Telegrafi/

Exit mobile version