Telegrafi

Kahn e pranon se u takua me Raiolën, cili nga futbollistët e agjentit të famshëm pritet t’i bashkohet Bayernit në verë?

Olivier Kahn ka pranuar se është takuar me agjentin e famshëm italo-holandez Mino Raiola.

Menaxheri i përgjithshëm i Bayern Munich ka folur për Sky Sports duke pranuar se ka pasur një takim me Raiolan në Monaco, ku agjenti i futbollistëve e ka zyrën e tij.

Megjithatë ish-portieri gjerman nuk ka pranuar të flas për emra të futbollistëve që është biseduar.

“Po ashtu është. Unë isha në Monaco ku Raiola ka zyrën e tij, por gjithashtu isha edhe në Londër këtë javë. Unë udhëtoj shumë në Evropë dhe është krejt normale të takosh një agjent të futbollistëve”.

“Do ta kuptoni këtë me kohë, pasi nuk flas publikisht për këto biseda”, ka deklaruar Kahn për Sky Sport.

Mediat gjermane kanë raportuar se biseda mes Kahn dhe Raiolas ka qenë për mesfushorin e Ajaxit, Ryan Gravenberch.

Por nuk përjashtohet mundësia që palët të kenë biseduar edhe për sulmuesin Erling Haaland, pasi Bayerni është në garë për norvegjezin dhe do të tentojnë transferimin e tij në rast se largohet Robert Lewandowski. /Telegrafi/