Robert Lewandowski ka përfituar nga ditët e pushimit pas turneut në Shtetet e Bashkuara për të udhëtuar drejt Mynihut, ku u takua me ish-bashkëlojtarët dhe drejtuesit e klubit bavarez.
Edhe pse java e shkuar ishte me sulme drejt drejtuesve të klubit gjerman nga polaku, por edhe kundërpërgjigje të këtyre të fundit, sot duket se u arrit paqja.
Pas largimit, Hasan Salihamidzic dhe Oliver Kahn thonë se gjithçka ishte rregulluar me futbollistin polak pas bisedës që kishin.
Robert Lewandowski returned to Munich for a farewell visit at FC Bayern today.
🔗 https://t.co/YgiP5poOXM#MiaSanMia
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) August 2, 2022
“Roberti erdhi në zyrën time për të thënë lamtumirë dhe biseduam për 15 minuta. Ne zgjidhëm gjithçka, u dakorduam për gjithçka. Ndarja ishte e mirë”.
“Robert bëri një punë të madhe te Bayern, kjo duhet mbajtur mend. Ai gjithashtu e di se çfarë i detyrohet Bayernit”, kanë thënë dyshja pas takimit.
Lewa ka kaluar te Barcelona për 40 milionë euro dhe pesë milionë euro të tjera në formë bonusi. /Telegrafi/