Telegrafi

Kafja shton produktivitetin në punë

Shkencëtarët londinezë kanë zbuluar se kafeina përmirëson kujtesën dhe përqendrimin në punë, ndërsa punëtorët të cilët pinë kafe gjatë punës, bëjnë më pak gabime.

Kafja u shërben në veçanti atyre të cilët punojnë në ndërrime të natës dhe ka efekt të ngjashëm në organizëm sikurse gjumi i shkurtër.

Ekspertët thonë se kafeja mund të parandalojë edhe gabimet në punë, lëndimet, si dhe aksidentet në rrugë.

Këto rezultatet janë fituar duke analizuar 13 studime të veçanta në disa vende të botës. Participantët janë ndarë në grupet që kanë pirë kafe në punë dhe ata që nuk kanë pirë. Ndërsa punëtorët të cilët kanë pirë kafe kanë treguar rezultate më të mira. /Telegrafi/