Telegrafi

Kafja ka edhe të mirat e saj

Është arritur në përfundim se nuk ka shenja se disa lugë kafe në ditë rrisin rrezikun nga atoreskleroza dhe trashja e enëve të gjakut. Po ashtu, personat të cilët konsumojnë kafe kanë rrezik më të ulur të shtrimit në spital për shkak të çrregullimeve të ritmit të zemrës.

Dr. Arthur Klatsky është drejtues i studimit që ka analizuar ritmin e zemrës te pacientët të cilët janë pranuar në spital. Studimi i drejtuar nga ai ka arritur në përfundim se rreziku i probleme të tilla është madje 18% më i ulët për ata të cilët pinë katër ose më shumë lugë kafe në ditë.

Megjithatë Dr. Klatsky mendon se ka nevojë edhe për hulumtime shtesë dhe se është shumë herët të jepen këshilla se konsumimi i kafesë parandalon problemet me ritmin e zemrës./Telegrafi/