Site icon Telegrafi

KAFENE E VOGËL, TI JE DASHURI

Poezi nga: Mahmoud Darwish
Përktheu: Roland Gjoza

Kafene e vogël në rrugën me të huaj
Ti je dashuri, dyert e tua janë të hapura për të gjithë.
Kafene e vogël që zmadhohesh dhe zvogëlohesh
Për shkak të motit
Kur bie shi, klientët shtohen
Kur bën diell, ata janë të rrallë dhe të lodhur
Unë jam këtu, një i huaj, i strukur në një qoshe
(Ç’ngjyrë kanë sytë e tu? Si të quajnë?
Si të thërras kur të kalosh rastësisht
Ndërsa ulem për të pritur ty?)
Si kjo kafene e vogël është dashuria.
Porosis dy gota verë
Dhe pi për ty dhe për vete.
Mbaj dy kapele
Dhe një ombrellë. Tani bie shi.
Bie shi si asnjëherë
Dhe ti nuk vjen.
Them me vete se ajo që po prisja
Diku po më priste, ose priste një burrë tjetër
Ose kishte ardhur dhe s’më kishte gjetur
Ajo duhet të më thoshte; eja, se këtu po të pres …
(Ç’ngjyrë kanë sytë e tu? Si të quajnë?
Me ç’emër të thërras kur të kalosh rastësisht
Ndërsa ulem këtu për të pritur?)
Kafene e vogël, ti je dashuri

Exit mobile version