Studimet e realizuara në kafshë zbulojnë se kafeina me anë të ndikimit në dy enzima mund të reduktojnë në 50% praninë e shtresave beta-amiloide në tru, të cilat janë karakteristike për këtë lloj sëmundje, shkruhet në ‘Journal of Alzheimer’s disease’.
Në hulumtime janë shfrytëzuar minj që janë kultivuar ashtu që të zhvillojnë simptoma të Alzheihmerit.
Studimet kanë treguar se konsumimi i rregullt ditor i kafeinës në sasi të cilat iu përgjigjen pesë filxhanëve kafe, ka qenë i lidhur me një përmirësim të dukshëm të testeve për mbajtje mend.