Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë gurëthemelit të stadiumit “Përparim Thaqi” në Prizren, ka bërë një premtim të madh.
Ai gjatë fjalimit për stadiumin, për të cilin tha se do ta bëjnë modern, foli edhe për titullin e kampionit për sezonin e ardhshëm.
“Sivjet kampion doli Trepça ’89, vitin e ardhshëm titullin do ta fitojë Liria”, deklaroi Veseli.
Veseli qëndroi në Prizren. Edhe pse është kohë fushate, mbetet të shihet nëse punimet do të vazhdojnë edhe pas 11 Qershorit, kur do të mbahen zgjedhjet, apo premtimi i Veselit për stadiumin, do të mbetet i tillë si ai i Hashim Thaqit, ish-kryeministër.
Ai kishte premtuar pikërisht në këtë stadium, se do të ndërtojnë stadium modern, por ajo nuk ndodhi kurrë.