Presidenti i Kolumbisë, Ivan Duke, ka kritikuar akademinë e policisë dhe kadetët, që gjatë ceremonisë në nderë të Gjermanisë u veshën sikurse nazistët.
Ambasadori i Gjermanisë dhe i Izraelit kanë kërkuar nga Kolumbia që të punojnë më shumë në edukimin e qytetarëve, lidhur me atë se çfarë në të vërtetë kishte ndodhur në Holokaust, transmeton Telegrafi.
Të enjten në rrjetet sociale u publikuan fotografitë e kadetëve të akademisë së policisë “Simon Bolivar”, ku shihen të veshur me uniformat e SS-ve.
Gjatë një ngjarje që është dashur të shpërfaqet kultura gjermane, ishin vendosur flamujt nazist, e kadetët rreth kraharorit mbanin “svastikën”. Në fotografi shihet një kadet me mustaqe të ngjashme me ato të Hitlerit.
“Dënoj përdorimin e çfarëdo simboli që lidhet me ata që janë përgjegjës për Holokaustin”, tha presidenti kolumbian.
Ai theksoi se organizatorët e ngjarjes duhet të japin përgjegjësi për këtë. Në anën tjetër drejtori i akademisë tashmë është shkarkuar, shkruan BBC. /Telegrafi/