Site icon Telegrafi

Ka studiuar trurin për 25 vite: Ky trajner ju tregon si të mësoni gjithçka më shpejt

Jim Kwik është CEO i Kwik Learning, një program që ka si funksion të stërvisë trurin dhe të rrisë potencialin e tij

Jim është gjithashtu autor i librit “Limitless: Upgrade Your Brain, Learn Anything Faster and Unlock Your Exceptional Life” dhe gjatë karrierës së tij të gjatë ka stërvitur punonjës të kompanive të suksesshme, si për shembull SpaceX e Elon Musk.

Në një komunikim me Inc. Magazine, ai tregoi se njerëzit mund të rrisin aftësitë e tyre për të mësuar çdo gjë më shpejt përmes disa strategjive kryesore.

1. Harresa

Kwik shpjegoi se duhet ta mendoni trurin si parashutë: Ai funksionon më mirë kur është i hapur. Kjo do të thotë që kur mësoni një gjë të re, duhet t’i qaseni me kuriozitet dhe të harroni çdo informacion paraprak që dini. Dikush mund të mendojë se di mjaftueshëm, por në fakt të rezultojë e kundërta.

2. Aktivizimi

Qëndroni aktiv kur mësoni diçka të re – mbani shënime, shkruani koncepte, bëni pyetje. Kjo është mënyra më e mirë për të mësuar. Truri nuk mëson përmes konsumit, por përmes krijimit.

3. Gjendja e emocioneve

Nëse jeni të mërzitur, ka të ngjarë të harroni. Por Kwik thotë se mendoni më pozitivisht, të mësuarit do të bëhet më i lehtë, shkruan Anabel.

4. Shpjegimi

Jim Kwik shprehet se kur ju e mësoni diçka në formën sikur po ua shpjegoni të tjerëve – si mësimdhënie – mësoni më mirë sepse informacionin e përpunoni dy herë. Duke qenë se zhvillohet si mësimdhënie, ka të ngjarë të nxisë pyetje të tjera. /Telegrafi/

 

Exit mobile version