Telegrafi

Ka shumë stadiume të bukura në botë, por ai i Moldes është një nivel tjetër

Në futbollin modern një stadium i bukur është shumë i nevojshëm për një skuadër pasi kështu ata tërheqim më shumë tifozë.

Më shumë tifozë do të thotë më shumë mjete financiare, të cilat më pas i japin mundësi klubit të transferojë lojtarë të mirë.

Skuadra norvegjeze Molde FK, ka një stadium fantastik, ndoshta një nga më të mirët në botë.

Lexo po ashtu Qendrat stërvitore më mbresëlënëse në botën e futbollit (Foto)

Ai quhet ‘Aker Stadion’ dhe është i ndërtuar në zonën Reknes të qytetit Molde dhe kapaciteti është 11.800 ulëse.

Një pamje e bukur e Molde Stadion para ndeshjes të Ligës së Evropës në mes Molde Fk dhe Stuttgart në vitin 2012 (Getty Images)

Klubi Molde bën pjesë në Eliteserien (ligën elitare norvegjeze) dhe për herë të fundit ishte kampion në vitin 2014 (tri herë në gjithë historinë).

Ndërsa në sezonin e fundit 2016/17 ishte nënkampionë.

Aktualisht trajner është Ole Gunnar Solskjer, me të cilin ka fituar edhe disa nga titujt e lartpërmendur. /Telegrafi/

(Getty Images)

 (Getty Images)

(Getty Images)