Telegrafi

“Ka shumë oferta, po përgatit largimin nga Roma”, ish-kampioni i botës flet për të ardhmen e Jose Mourinhos

(Foto: Getty)

Jose Mourinho ka kontratë me Romën deri në fund të sezonit, por ka disa propozime në tavolinë, që janë zbuluar nga Fulvio Collovati, kampion bote për Italinë në vitin 1982.

Madje 65-vjeçari ka zbuluar edhe klubet e interesuara për të nënshkruar me portugezin.

“E kam parë çuditërisht të trishtuar, sikur po mendonte për diçka. Mendoj se ai ka disa propozime dhe një prej tyre është nga Chelsea”.

“Ndoshta ka edhe ekipe kombëtare. Me siguri Mourinho po përgatit terrenin për një largim në fund të sezonit”, ka thënë ai për RAI Sport.

José Mourinho po e drejton për të dytin vit radhazi ekipin e kryeqytetit italian, ku ka fituar Ligën e Konferencës në sezonin e kaluar. /Telegrafi/