Që në vitin 2016, Alicia Keys, ka vendosur që të heqë dorë nga grimi
Këngëtarja e famshme është shfaqur në daljet e saj publike apo dhe në postimet në rrjetet sociale, shumë natyrale. Së fundmi, ajo ka dhënë një intervistë për revistën “InStyle”, ku ka folur pikërisht për këtë vendim kaq të rëndësishëm për të.
“Kur pata momentin tim rebel, sapo po njihja veten time. Kam kaluar përmes përvojës sime duke u ndjerë vërtet rebele për atë që njerëzit më thoshin, për atë që po më thoshte bota, shoqëria, si duhej të dukesha sepse rashë në atë, u pajtova në të”, ka thënë artistja me famë botërore.
Alicia fillimisht doli pa grim në një set fotografik. Këngëtarja tha se ai moment e bëri të ndihej më e fortë, më e lirë dhe më e bukur.
“Ndërsa fillova të futem më shumë në atë marrëdhënie personale me veten time, atëherë fillova të kuptoja se nuk ka të bëjë me grimin. Nuk bëhet fjalë për buzëkuq ose pa buzëkuq. Nuk bëhet fjalë për këtë. Bëhet fjalë se si dëshironi të shpreheni dhe çfarë hapësire dëshironi të pretendoni për veten tuaj. Nuk jeni mësuar se sa e rëndësishme është të jesh një person i plotë përbrenda. Lëkura ime nuk filloi të ndryshojë derisa ndryshova energjinë rreth meje dhe brenda meje.
Mendoj se gjëja më e madhe që kam mësuar është të kem marrëdhënie të mirë me veten. Është me të vërtetë një hap për të gjetur jo vetëm paqen tuaj, por edhe bukurinë tuaj të brendshme”, tha Keys.