Vetëm 24 orë pasi talebanët morën nën kontroll Kabulin, në Twitter janë deklaruar shkrimtari i njohur afgan që jeton në SHBA, Khaled Hosseini si dhe fituesja e çmimit Nobel për Paqe, Malala Jusufzai, që kanë shprehur brenga për qytetarët e Afganistanit.
“Plotësisht e shokuar po shikoj sesi talebanët kanë marrë nën kontroll Afganistanin. Jam shumë e brengosur për gratë, pakicat dhe ata që mbrojnë të drejtat e njeriut. Fuqitë globale dhe ato lokale duhet të kërkon ndërprerje urgjente të luftimeve, duke ofruar ndihmë humanitarë dhe të mbrohen refugjatët dhe civilët”, ka shkruar Jusufzai, transmeton Telegrafi.
Ajo ishte viktimë e dhunës së talebanëve dhe për asnjë moment kjo nuk e ndali që të kërkoj paqe.
We watch in complete shock as Taliban takes control of Afghanistan. I am deeply worried about women, minorities and human rights advocates. Global, regional and local powers must call for an immediate ceasefire, provide urgent humanitarian aid and protect refugees and civilians.
— Malala Yousafzai (@Malala) August 15, 2021
Autori i romanëve “Gjuetia e dragonjve” dhe “Dielli i çuditshëm”, ka shkruar në Twitter që populli i Afganistanit nuk e meriton atë çfarë po i ndodh.
The people of Afghanistan do not deserve this.
— Khaled Hosseini (@khaledhosseini) August 15, 2021
“Vendimi amerikan është marrë. Makthi i afganëve po zhvillohet para syve tonë. Nuk mund të braktisim popullin që 40 vite kërkoi paqe. Gratë afgane nuk guxojnë të detyrohen të fshihen prapa dyerve të mbyllura dhe dritaret me perde”, ka shtuar ai. /Telegrafi/
The American decision has been made. And the nightmare Afghans feared is unfolding before our eyes. We cannot abandon a people that have searched forty years for peace. Afghan women must not be made to languish again behind locked doors & pulled curtains. #PrayforAfghanistan
— Khaled Hosseini (@khaledhosseini) August 14, 2021