Telegrafi

Ka qenë shumë e bukur, më as që e njohin: Ka shkatërruar veten me operacione plastike! (Foto)

 

Kur ka qenë vajzë, ka qenë e obsesionuar me kukullën e njohur me emrin Barbika, tani i ka më shumë se 50 në koleksionin e vet.

Nanet Hamond është 42 vjeçe dhe nënë e pesë fëmijëve, e cila ka shpenzuar pothuajse gjysmë milioni dollarë në 20 vjetët e kaluar për t’i ngjarë sa më shumë Barbikës, transmeton Telegrafi.

Në moshën e adoleshencës ka filluar që t’i ndryshojë flokët, ndërsa kur i ka mbushur 16 vjeç vazhdimisht rrezitej në solarium. Herën e parë ka vendosur silikon në moshën 21 vjeçe dhe ai ishte vetëm fillimi i operacioneve të shumta plastike.

Gjatë 20 vjetëve të ardhshëm tri herë ka rritur gjoksin, ka injektuar botoks dhe i ka “fryrë” buzët. Gjithashtu përdor shtojca për flokë dhe qerpikë artificialë.

Tani ka solariumin në shtëpi kështu që mund të rrezitet kurdo që dëshiron.

Ushqimi i saj është rreptësisht i kontrolluar, në mënyrë që të ketë bel të hollë.

Të gjitha këto i arrin, edhe pse nuk punon. Mirëpo, për t’ia plotësuar tekat, kujdeset bashkëshorti… duke i dhuruar 3 vetura të cilat janë të ripunuara që t’u ngjajnë veturave të Barbikës.

Ndryshe, Nanet, para operacioneve plastike dukej kështu:

A do të kishit mundur ta dalloni? /Telegrafi/