Telegrafi

Ka prapanicën më të mirë në Instagram: Edhe ju mund të dukeni si ajo! (video)

Të gjithë ia kanë lakmi për trup të shkëlqyeshëm dhe “prapanicë të përsosur”, dhe ja cili është sekreti i saj!

Brittany Perille Yobe (27) është bërë yll i vërtet në Instagram falë trupit të saj të formësuar perfekt dhe insiston që çdo gjë tek ajo është natyrale.

E gjitha që është e nevojshme është përkushtimi, transmeton Telegrafi.

Zeshkania e bukur thekson që është befasuese se sa njerëzit menjëherë supozojnë që me intervenime kirurgjikale i ka rritur atutë e veta, posaçërisht për shkak që rregullisht në Instagram ndan me fansat e vet se sa me përkushtim punon për t’u dukur kështu.

Brittany, e cila ka një bark mjaft të tonifikuar, bel 0.5 metra, krahë me muskuj, dhe të pasme perfekte, thotë se stërvitet vetëm tre herë në javë.

Yobe shkon në palestër dy herë në ditë për gjashtë ditë të javës, stërvit muskujt në mëngjes dhe bën kardio në mbrëmje.

Britanny gjithashtu ndjek një dietë strikte dhe shmang ushqime si djath, grurë, hudhër, qepë e sheqer artificial. /Telegrafi/