Zhvarrosja dhe autopsia e trupit të ish-kryetarit të Partisë për Drejtësi dhe Pajtim, Muamer Zukorliq, ka filluar sot në mesditë, bazuar në vendimin e Gjykatës së Lartë në Novi Pazar.
Dhe djali i tij, Usama ka thënë se ky ishte momenti më i vështirë për të gjithë familjen, përcjell Telegrafi.
Kujtojmë se Gjykata e Lartë miratoi një ekspertizë ndërkombëtare të përbërë nga ekspertë të autopsisë mjeko-ligjore nga Beogradi, Sarajeva dhe Hamburgu.
Prokuroria e Lartë në Novi Pazar që prej datës 11 prill ka vepruar në bazë të kallëzimit penal të cilin ai e ka dorëzuar në Prokurorinë Publike Republikane (RJT), duke kërkuar që të përcaktohet shkaku i saktë i vdekjes së babait të tij.
Djali i tij Usama Zukorliq kishte thënë se një laborator përcaktoi se ekzistonte një probabilitet i lartë që Muamer të ishte helmuar nga metalet e rënda, dhe tjetri se ai ishte helmuar nga ushqimi.
Usama gjithashtu ka bërë të ditur se babai i tij do të varroset në orën 17:00, pasi të ketë përfunduar zhvarrosja dhe autopsia.
Megjithatë, siç shtoi ai, babai i tij do të varroset afër xhamisë Altun-Alem në Novi Pazar dhe jo në Orlje afër Tutinit, ku u zhvarros.
Zhvarrosja po kryhet në prani të drejtorit të mjekësisë ligjore nga Sarajeva, profesor Nermin Sarajliq dhe profesorit nga Hamburgu, dhe katër rrethoja sigurie janë vendosur rreth vendit ku fillimisht ishte varrosur Muamer Zukorliq gjatë zhvarrimit.
Ish-myftiu i Sanxhakut u nda nga jeta papritur më 6 nëntor, në moshën 51-vjeçare. Më pas si shkak i vdekjes u përmend një atak në zemër. /Telegrafi/