Site icon Telegrafi

“Ka pasur ofertë 12 milionë euro për mua”, Mirlind Daku zbulon klubet e interesuara dhe ofertën e klubit të Serie A

Mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi, ishte super ylli shqiptar, Mirlind Daku.

Sulmuesi i Rubin Kazanit ka diskutuar për tema nga më të ndryshmet, duke rrëfyer edhe ofertën 12 milionë euro që kishte pranuar.

“Afër 12 milionë euro i kanë bërë për mua ekipet ruse”, ka rrëfyer Daku.

“Vjen Cagliari me një shifër shumë të ulët dhe ata (Rubin Kazani) nuk mund ta pranojë”.

“Andaj vazhdova edhe këtë vit”, vazhdon rrëfimin e tij reprezentuesi i Shqipërisë.

Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Daku i ka shpalosur të gjitha në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë PatosDent FixLaskoPro Transport,  Muqa Solar dhe KGM Kosova. /Telegrafi/

Exit mobile version