Site icon Telegrafi

Ka një besëtytni në lidhje me të brendshmet që vishni në prag të Vitit të Ri

Mes shumë besëtytnive të shumta, që njerëzit krijojnë e trashëgojnë me breza, një nga më të çuditshmet është ajo e të brendshmeve

Sipas kësaj besëtytnie, ngjyra e të brendshmeve tuaja, përcakton fatin që do të keni në 12 muajt e ardhshëm.

Le t’i “analizojmë” ngjyrat:

Të brendshme të kuqe

Vishini nëse: Jeni gati për më shumë dashuri dhe romancë. Ndoshta prisni një lidhje të re, ose thjesht jeni lodhur duke qenë beqar ose doni të kaloni më shumë kohë me partnerin tuaj. E kuqja sjell pasion!

Të brendshme të bardha

Vishini nëse: Shpresoni për më shumë paqe dhe qetësi. Pavarësisht nëse është puna juaj, familja apo pandemia që po ju streson, ky është momenti për të marrë frymë dhe për të besuar se e ardhmja s’do jetë kaq e tensionuar.

Të brendshme të verdha

Vishini nëse: Shpresoni të rrisni më shumë llogarinë tuaj bankare në vitin 2021. Kjo ngjyrë nënkupton para dhe pasuri, kështu që mbase më në fund do të arrini punën tuaj të ëndrrave ose do të merrni promovimin, për të cilin keni shpresuar gjithë këtë kohë.

Të brendshme të zeza

Vishini nëse: Jeni gati të merrni përgjegjësinë ose të rimerrni kontrollin. E zeza do të thotë fuqi, dhe është gjithashtu një nga ngjyrat më klasike. Ju i keni të qarta synimet tuaja. Tani, përqendrohuni dhe filloni t’i përmbushini.

Të brendshme jeshile

Vishini nëse: Jeni në humor për një aventurë ose, të paktën, për një “ndryshim skenari”. Me jeshilen na vjen ndërmend natyra, por kjo ngjyrë do të thotë gjithashtu “jetë”. Ju mund të tërhiqni atë shpërthim energjie për të cilin keni shumë nevojë.

Të brendshme rozë

Vishini nëse: Jeni gati të ndjeni dashurinë, në çdo kuptim të fjalës. Roza nuk është aq e zjarrtë sa e kuqja. Kjo ngjyrë është më e ëmbël dhe harmonike, si një përqafim vërtet i ngrohtë nga një mik i shkëlqyer. Në fakt, veshja e kësaj ngjyre mund t’ju frymëzojë të bëni plane më konkrete me grupin tuaj shoqëror, ose të planifikoni një takim me stafin e punës, edhe përmes Zoom-it.

Të brendshme të kaltra

 

Vishini nëse: Qëllimi juaj këtë vit është të ushqeheni më mirë, të punoni më shumë dhe të merrni më shumë “pushime mendore”. Kjo ka të bëjë me mirëqenien. Ju i jepni trupit tuaj përparësi.

Exit mobile version